Robert De Niro fotografohet në rrugët e New Yorkut, publiku vëren ndryshime në pamjen fizike të aktorit

Robert De Niro fotografohet në rrugët e New Yorkut, publiku vëren ndryshime në pamjen fizike të aktorit

Robert De Niro, një nga figurat më ikonike të kinematografisë botërore, është fotografuar ditët e fundit në rrugët e Manhattanit, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut. Aktori 80-vjeçar është parë i veshur thjesht dhe rehatshëm, ndërsa shumë kanë vënë re se ai duket më i dobët dhe fizikisht më i brishtë se zakonisht. Pavarësisht pamjes së ndryshuar, De Niro mbetet aktiv si në fushën profesionale, ashtu edhe në jetën personale. Ai është bërë së fundmi baba për herë të shtatë, në një moshë kur shumica mendojnë për pension. Vajza e tij më e vogël, Gia, është dy vjeç, dhe aktori e përshkruan si një “gëzim të pastër”. “Nuk bëj pjesën më të vështirë, por e mbështes partneren. Të jesh prind në këtë moshë është ndryshe,...