Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Riti i Dollisë shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Rituali i Dollisë, një nga traditat më të lashta të mikpritjes shqiptare, është njohur zyrtarisht si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare. Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e...