Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Riparimi i banesave në Tiranë, hapen aplikimet! Bashkia, thirrje për qytetarët në vështirësi ekonomike
Në një qytet që rritet çdo ditë si Tirana, strehimi është bërë një ndër sfidat më të mëdha sociale, veçanërisht për çiftet e reja. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër iniciativë të rëndësishme në kuadër të programit të saj afatgjatë për strehimin social: qytetarët në vështirësi ekonomike mund të aplikojnë për mbështetje financiare për përmirësimin e kushteve të banimit. Programi i ri i hapur për aplikim përmes platformës shtetërore e-Albania, nën shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, ka për qëllim të ndihmojë drejtpërdrejt qytetarët që përballen me kushte të vështira jetese. Mbështetja...