Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rinumërohen votat e Durrësit, hapen 375 kuti përfshirë 85 të diasporës
Ka nisur këtë të enjte procesi i rinumërimit të votave edhe për 375 kutitë e qarkut të Durrësit. Stafi mbikqyrës po analizon dokumentacionin për 126 kutitë e para, ndërsa më pas do të rinumërohen votat edhe për subjektet politike e kandidatët, përfshirë 85 kuti nga diaspora. Ankimimi në këtë qark u bë nga kandidati i PD në Durrës Aulon Kalaja i cili humbi mandatin përballë kolegut të tij Arjan Ndoja me rreth 1 mijë vota diferencë. Më herët përfundoi rinumërimi i votave për qarkun e Fierit./vizionplus.tv