Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rinumërimi nis për Fierin, Tirana pa ‘trafikim’ votash/ Lapaj lufton për një mandat në PS
Nis sot rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët në qarkun Fier, pas përfundimit të procesit në Tiranë javën e kaluar. Nga ora 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet do të nisë hapja e 587 kutive të votimit për të kontrolluar saktësinë e rezultateve fillestare në këtë qark që prodhon 16 mandate në parlament. Rinumërimi është jetik për dy forca të vogla politike nëse vërtetohen gabime në numërimin apo vlefshmërinë e votave. Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt humbi mandatin për rreth 500 vota, dhe nëse gjatë rinumërimit Azmer Duleviç fiton këto vota që mund t’i jenë...