Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rinumërimi në Tiranë, PS dhe PD më tepër vota në procesverbal se në kuti. Lapaj, Shehaj, Doshi e Basha rikuperojnë pas rivlerësimit
👁5716
Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial. Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia. Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani. Vëzhguesi i PD ka konstestuar një fletë votimi pasi në subjektin politik Partia Socialiste votuesi kishte vënë firmën e tij. Për vëzhguesin e PD kjo ishte shenjë identifikuese dhe...