Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rinumërimi, KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë
KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se në qarkun e Kukësit, koalicioni opozitar PD-ASHM, merr dy mandate ndërsa PS vetëm 1. Në qarkun e Lezhës, PD-ASHM merr 4 mandate dhe PS 3 mandate. Në qarkun e Korçës, PS merr 6 mandate ndërsa PD-ASHM siguron vetëm 4 mandate. Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës, PS ka marrë 3 mandate, dhe koalicioni opozitar ka siguruar vetëm një karrige për në Kuvend. Top Channel