Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rinovimi i Donnarumma ka ngecur, PSG prenoton pasuesin e italianit. Edhe Gattuso vëzhgon
E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mbetet në pikëpyetje. Portieri që për shumëkënd ka qenë më i miri në botë gjatë sezonit të fundit, ende nuk ka arritur një marrëveshje me PSG për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026. Dhe klubi francez e di mirë çfarë rrezikon, aq sa, sipas asaj që raporton “L’Équipe”, është kujdesur të ndërmarrë hapa konkretë për ta zëvendësuar, nëse do të jetë e nevojshme, me Lucas Chevalier. Bëhet fjalë për një talent të lindur në vitin 2001, që vjen pas një sezoni shumë të mirë me fanellën e Lille. Sipas të njëjtit burim, PSG...