Rindizet zjarri në Drenovë, flakët pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik

Rindizet zjarri në Drenovë, flakët pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik

Gjatë mesditës së sotme një vatër zjarri është riaktivizuar në masivin pyjor në Drenovë të Mallakastrës. Të favorizuara nga era e fortë flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime, duke  u shtrirë në një sipërfaqe të gjerë. Tashmë flaka është afruar pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte. Burime bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë dhe janë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike. Ndërkohë, përforcime priten nga kompania Albpetrol, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur pusin e naftë dhe një magazinë,...
Burimi: Gijotina.com