Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rikuperohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gati për duelin me Serbinë
👁3649
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka marrë lajme të mira nga infermieria, pak javë para duelit të zjarrtë me Serbinë. Ernest Muçi ka hedhur pas krahëve shqetësimet fizike dhe është rikthyer në fushë. Sulmuesi u shfaq në stërvitjen e Besiktas, duke u bashkuar me grupin, pas disa ditëve jashtë. Ky rikuperim i Muçit, vjen pak ditë pasi u rikthyen në stërvitje edhe Ardian Ismajli me Mario Mitajn. Shtohen alternativat për trajnerin Silvinjo, që do të ketë më shumë mundësi zgjedhje për Serbinë.