Rikthimi i Mourinho-s nuk po del siç pritej, në Madrid bëjnë gati zëvendësuesin e portugezit

Rikthimi i Mourinho-s nuk po del siç pritej, në Madrid bëjnë gati zëvendësuesin e portugezit

19 Tetor 2026 17:45 Telesport Pavarësisht fitores së fundit 4-1 ndaj Sevilla, ecuria e Real Madridit këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinho, nuk ka qenë aspak e mirë. Një humbje në “El Clasico”-n e fundjavës së ardhshme ndaj Barcelonës, do të vinte seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e portugezit në krye të stolit të “Los Blancos”. Sipas AS dhe Marca, drejtuesit e Real Madridit janë të zhgënjyer nga ecuria e sezonit deri më tani. Presidenti Florentino Perez dhe zyrtarë të tjerë, prisnin shumë më tepër nga rikthimi i Mourinho-s, veçanërisht pasi thuhet se i dhanë atij liri të plotë për të ndërtuar skuadrën gjatë verës. Sipas medieve në fjalë, në rast se Real Madrid do të vazhdojë me luhatje rezultatesh në ndeshjet në vijim,...