Rikthimi i Arbanës në Top Channel? Një detaj ngre pikëpyetje

Rikthimi i Arbanës në Top Channel? Një detaj ngre pikëpyetje

Raporti mes Arbana Osmanit dhe Top Channel është rikthyer në vëmendje gjatë javëve të fundit, pas disa lëvizjeve në rrjetet sociale që u interpretuan si sinjale për një normalizim të marrëdhënieve mes moderatores dhe drejtuesve të televizionit. Vëmendja u shtua pasi Arbana Osmani nisi të ndiqte sërish në Instagram Ledion Liçon, si dhe Sara dhe Lori Hoxhën. Këto lëvizje u komentuan në rrjet si një afrim i mundshëm, pas periudhës së gjatë që moderatorja ka qëndruar larg Top Channel. Në vijim, në media dhe rrjete sociale u ngritën edhe aludime për një rikthim të mundshëm të Osmanit në televizionin ku ajo ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës dhe drejtoi disa prej formateve më të njohura, mes tyre edhe “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, prania...