Rikthim në Serinë A, sulmuesi pritet ti bashkohet fituesve të Kupës së Italisë

Rikthim në Serinë A, sulmuesi pritet ti bashkohet fituesve të Kupës së Italisë

Çiro Imobile është pranë rikthimit në Serinë A, por jo te Lacio. Sulmuesi do ti bashkohet Bolonjas, i cili fitoi Kupën e Italisë duke marrë një trofe pas 51 vitesh mungesë. Lojtari tani ka arritur marrëveshjen me klubin për një sezon me opsion rinovimi. Por Bolonja duhet të bindë Beshiktashin që e ka kartonin e futbollistit. Palët po negociojnë dhe për momentin po flasin për disa milionë për të gjetur marrëveshjen përfundimtare dhe për të rihapur dyert e Serie A për Imobilen.
Burimi: Sot.com.al