Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rikthim i magjishëm i Marigona Qerkezit, nga skenat botërore në qiellin e hapur të Prishtinës
Flonja Haxhaj Mbrëmjen e kaluar, arti operistik mori jetë në zemër të Prishtinës, aty ku tingulli u bashkua emocionin dhe e shndërroi hapësirën përballë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në një skenë të magjisë muzikore. ‘Opera Night’, e zhvilluar në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival, solli para publikut kosovar sopranon shqiptare me famë botërore, Marigona Qerkezin, shkruan KultPlus. Ky rikthim kishte një simbolikë të veçantë. Pas një karriere që ka marrë hov në skena prestigjioze të Evropës, Qerkezi u kthye në vendlindje jo vetëm si një artiste e suksesshme, por si një zë që i përket këtij publiku dhe...