Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë nisur drejt qendrës së qytetit, në shenjë proteste kundër qeverisë. Të rinjtë i bashkohen kështu valës së protestave që prej 8 ditësh vijojnë në vend, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Bojkoti i mësimit dhe marshimi i studentëve dëshmojnë se protesta po vijon shtrirjen edhe jashtë Tiranës, ndërsa të rinjtë kërkojnë që zëri dhe kërkesat e tyre të dëgjohen.
Burimi:
gijotina.com