Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rikthehet pista italiane për Rei Manajn, sulmuesi kuqezi drejt Kremonezes
Adriatik BALLA Kuqezinjtë po shqyrtojnë ofertat në këtë periudhë dhe një pjesë e kanë seriozisht lëvizjen, sikurse ndodh me disa sulmues të përfaqësueses kuqezi. Kështu, referuar edhe mediave të ndryshme sportive, Rei Manaj është në kërkim të hapit të radhës në karrierën e tij, teksa çdo ditë duket më larg Sivasporit. Sipas burimeve të gazetës, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare një pistë konkrete është rikthimi në një ambient të njohur, Kremonezen, që sapo ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian, Seria A. Manaj ka qenë pjesë e klubit nga Lombardia më parë, në sezonin 2014-2015, kur ishte ende në...