Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rikthehet Parlamenti/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare
👁12348
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Lajmi është bërë i ditur përmes një vendimi zyrtar, i cili është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Mësohet se seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kujtojmë se për rreth dy muaj për shkak të fushatës zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë plenare.