Rikthehet Berisha, në listë edhe dy debutues. Trajneri Maran publikon emrat e 29 kuqezinjve për “Nations League”
Trajneri Rolando Maran shpalli listën për 4 ndeshjet e “Nations League”, teksa spikasin dy debutues dhe rikthime në skuadër. Kombëtarja shqiptare do ta nisë rrugëtimin e saj të ri në këtë kompeticion me 4 ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime. Plot 29 lojtarë kuqezinj do të jenë të grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota, dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina. Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të kombëtares pas...
Burimi:
telesport.al