
Rikthehet Ben Ahmetaj me një mesazh misterioz: Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho…
👁3448
Pas një heshtje të gjatë në rrjetet sociale, Arben Ahmetaj është rikthyer në Facebook përmes një postimi. “Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho: Padrejtësia, frika dhe injoranca”, ka shkruar Ahmetaj, duke cituar një shprehje të Miguel De Cervantes. Nuk dihet se për kë është ky thumb i Ahmetajt, i cili prej gati 2 vitesh ndodhet në arrati pasi akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Burimi:
Argjiroja.net