Rikthehen trazirat, gurë dhe gaz në qendër të Tiranës. Nis aksioni këmba-këmbës polici-protestes
Ora 15:27. Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë e fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. Këta të fundit po reagojnë me ujë e gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Ora 14:30 Është tensionuar situata e protestës para Ministrisë së Arsimit, ku u mblodhën studentë e pedagogë të shumtë. Protesta e studentëve, të cilët sot u mbështetën edhe nga pedagogët, nisi paqësore paraditen e sotme para Universitetit Politeknik dhe më pas para Kryeministrisë. Por pas zhvendosjes te Ministria e Arsimit kanë nisur tensionet kur të rinj të maskuar filluan të gjuanin me gurë drejt godinës së Ministrisë. I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i policisë, të cilët nisën të hedhin ujë me presion drejt protestuesve. Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse...
Burimi:
kohajone.com