Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rigjykimi për zhdukjen e Jan Prengës, avokati i Festim Bexhdilit kërkon rishikimin e pamjeve filmike
👁6923
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) vijon procesi i rigjykimit për Festim Bexhdilin, i njohur si kopshtari i kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar 2020. Seanca e fundit u shënua nga kërkesa e avokatit të Bexhdilit, Ilir Murati, i cili kërkoi që trupi gjykues të rishohë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në dosje. “Kemi konstatuar një gabim të rëndë të organit procedues në interpretimin e pamjeve. Prokuroria pretendon se Bexhdili është larguar bashkë me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, por pamjet e kamerave vërtetojnë të...