Richarlison kundër kandidatit për president të Brazilit, Bolsonaro: “Më ka marrë ishullin”

Richarlison kundër kandidatit për president të Brazilit, Bolsonaro: “Më ka marrë ishullin”

19 Tetor 2026 12:48 Alfred Lleshi Përveç problemeve në fushë, sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, është përfshirë edhe në një çështje të rëndë jashtë saj. Futbollisti ka akuzuar publikisht senatorin Flávio Bolsonaro, kandidat për president të Brazilit, se i ka marrë ishullin privat pa paguar asnjë cent. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për zbardhjen e çështjes. Sipas Richarlison, ishulli në Angra dos Reis, pranë brigjeve të shtetit të Rio de Janeiros, ishte blerë mes viteve 2020 dhe 2021. Futbollisti pretendon se kishte refuzuar t’ia shiste pronën Bolsonaros. “Meqë refuzova, këta njerëz u përpoqën ta shfrytëzonin situatën në gjykatë. Procedurat për legalizimin e pronës mund të kërkonin muaj, madje vite”, – deklaroi ai. Richarlison pretendon se Bolsonaro dhe Willer Tomaz morën ishullin brenda 24 orësh, pa...