Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës, terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës, terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve

Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Flakët duken edhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë. Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur të ndërhyhet. Në terren pranë rrugëve nacionale nuk ka pasur lëvizje të njerëzve. Një zjarrfikëse është kthyer pasi e ka pasur të pamundur ndërhyrjen në këto kushte.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv