Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit, banorët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve
Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparoj drejt zonën me pisha të Llogorasë. Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll. Top Channel