Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rezultati i 11 majit në Elbasan/ Alizoti: Qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës
Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Tomor Alizoti ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në rrjetet sociale, ai falënderuar qytetarët që votuan opozitën, si dhe hedh akuza për intimidim dhe blerje votash nga qeveria. SIpas tij, qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës. Postimi i plotë: Dua të falenderoj nga zemra dhe ti përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve...