Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rezidencat qeveritare që kthehen në hotele “qira” mujore, nga 850 mijë lekë në 1.5 mln lekë
Dy javë nga shpallja e fituesve për rezidencat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë që do të kthehen në hotele markë ndërkombëtare ka përfunduar edhe afati për ankesat potenciale nga palë të përfshira në proces.Korporata e Investimeve Shqiptare kishte lënë 18 qershorin si datën e fundit për këtë procedurë për të vijuar kështu me procesin. Në faqen e këtij institucioni tashmë janë publikuar edhe informacionet e sakta lidhur me ofertat që bëri secila palë sa i takon kontratës enfiteozë.Ky model parashikon që çmimi i enfiteozës do të jetë një pagesë mujore dhe aplikohet pas certifikimit të vlerës së investimit të përmirësimit...