Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rexhep Qosja në 89-vjetor, ASH: Një nga figurat më të shquara të kulturës dhe vetëdijes sonë kombëtare
Akademiku Rexhep Qosja festoi 89-vjetorin e tij. Ai është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera. Një ditë më parë edhe Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndau një mesazh për akademikun Rexhep Qosja, me urimet më të përzemërta për shëndet...