Burimi:
Sot.com.al

Rexhep Qosja me “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” fitues i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024
👁6896
Nga Julia Vrapi Akademiku Rexhep Qosja u shpall fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Vepra e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” u vlerësua nga juria, si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Ky çmim shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, që kanë një rol në diskutimet publike. Juria e kryesuar nga Belina Budini vlerësoi veprën publicistike të akademikut Rexhep Qosja me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku...