Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rexhep Mitrovica – Misionar i kombit, një jetë për Shqipërinë Etnike
Nga Fazli Hajrizi Fëmijëria pranë Lumit të Bardhë Rexhep Mitrovica është një figurë madhore, komplekse e dramatike, luftëtar i orëve të para për krijimin e Shqipërisë etnike, një personalitet i shquar dhe i veçantë i luftës për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar, një intelektual i mirëfilltë, drejtues e edukator, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912, në aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, deputet i Pejës e Gjakovës në parlamentin shqiptar, ministër i arsimit (1922-1924), reformator i arsimit kombëtar, kryetar i organizatës “Lidhja Popullore Shqiptare” me seli në Mitrovicë, kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryeministër i Shqipërisë. Këtë njeri të qetë e të kulturuar, të urtë, fjalëpak e gojëmbël, me drejtësi të kulluar, që mendjen e ndritur...