REVOLUCIONI FLAMINGO/ Pse gjithe ai kaposh u katandis nje thelë, tani ‘kokat’ nuk dinë si te largohen…

REVOLUCIONI FLAMINGO/ Pse gjithe ai kaposh u katandis nje thelë, tani ‘kokat’ nuk dinë si te largohen…

Bjorn Runa Ndërsa kanë kaluar më shumë se njëqind ditë nga nisja e saj, protesta ‘Flamingo’ sa vjen dhe ngjan me një lëvizje që është bërë më tepër e domosdoshme për  pjesmarrësit e saj, sesa ndonjë kërcënim për qeverinë. Sherret e brendshme mes zërave më prominentë të saj, së bashku me takimet diskrete, të japin përshtypjen se po përgatitet diçka me pasoja të mëdha – organizatorët duket se e besojnë seriozisht këtë – por ajo çfarë vjen më pas, në të shumtën e rasteve është tepër larg një aksioni me pasoja politike. Natyrisht, nuk filloi kështu. Mobilizimi rreth projekteve turistike në Sazan dhe Zvërnec sifdoi për pak ditë bindjen se pasuria publike mund të trajtohet material për investime private dhe pjesmarrësit në protestë kishin realisht...