Revolucion te Real Madrid, Perez përgatit ndryshime në çdo repart

Revolucion te Real Madrid, Perez përgatit ndryshime në çdo repart

26 Maj 2025 16:07 Telesport Me trajnerin Xabi Alonso në stol, Real Madrid do të jetë i frikshëm. Afrimi i qendërmbrojtësit Dean Huijsen ishte vetëm fillimi. Trent Alexander-Arnold konsiderohet tashmë futbollist i Realit dhe zyrtarizimi i tij do të ndodhë për pak ditë. Alvaro Carreras, mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 2002, ka shkëlqyer te Benfica dhe pritet të rikthehet në Madrid për 50 mln euro. Perez po përgatit edhe dy blerje të tjera. Presidenti madrilen do të afrojë një mesfushor defensiv dhe një sulmues. Një revolucion total në çdo repart!
Burimi: Telesport.al