Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen
Ish deputeti i PS për qarkun e Korçës, Ardit Konomi ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në një kohë Shqipëria prej disa ditësh është në kaos dhe tension për shkak të protestave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Konomi shprehet se kryeministri duhet të largohet menjëherë nga detyra, pa e shtyrë më tej vendimin për dorëheqje. Qëndrimin e kryeministrit Rama ai e ka cilësuar si të papranueshëm dhe larg përgjegjësisë publike e politike. Postimi: Kjo nuk ka asgjë të ngjashme me përgjegjësinë publike dhe politike. Është një karshillëk i pashpjegueshëm dhe i papranueshëm. Kryeministri duhet të mos e vonojë as edhe një ditë më shumë dorëheqjen nga detyra. Nuk e kuptoj se ç’pret më shumë ai dhe nuk kuptoj se ç’presin ata që e...
Burimi:
gijotina.com