Revoltë në Shkodër, studentët godasin me gurë dhe thyejnë xhamat e bashkisë
Situata është tensionuar në Shkodër, ku protesta e studentëve ka kaluar në përplasje dhe akte dhune ndaj godinës së Bashkisë. Protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe kapsolla drejt institucionit, duke thyer disa xhama, ndërsa në muret e Bashkisë kanë shkruar me bojë. Gjatë incidenteve raportohet se një vajzë ka mbetur e plagosur nga gurët. Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për gjendjen e saj shëndetësore apo rrethanat e sakta të plagosjes. Ndërkohë, forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, por po monitorojnë zhvillimet nga ajri përmes dronëve. Ngjarjet në Shkodër vijnë në ditën e tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë, të cilat kanë përfshirë edhe Tiranën. Në kryeqytet, protesta e sotme është shoqëruar me përplasje të forta...
Burimi:
gijotina.com