Burimi:
Opinion.al

“Revoltë” e emigrantëve brenda kampit të Gjadrit
👁9635
Paraditen e kësaj të marte, kampi i Gjadrit dukej i qetë, por brenda tij nuk kanë munguar tensionet në dy ditët e kaluara. Kjo për shkak se një pjesë e emigrantëve që po mbahen aty prej 11 Prillit janë revoltuar duke kryer edhe akte dhune. Mediat italiane raportojnë nga burime të autoriteteve të këtij vendi se rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku qëndrojnë si dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve të tyre. Sipas të njëjtave burime, 3 prej emigrantëve kanë marrë lëndime të lehta me thikë. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar autoritetet italiane që menaxhojnë atë që ndodh...