Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë
Katër të burgosur, mes të cilëve tre shqiptarë dhe një kolumbian, janë marrë të pandehur si organizatorë të revoltës së dhunshme të ndodhur më 1 tetor në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, ngjarje të cilën e transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët e akuzuar për drejtimin e revoltës janë Ilber Arshi (39 vjeç), Andrea Petroniq (43 vjeç) dhe Daniel Myrtaj (24 vjeç). Ky i fundit ishte personi që realizoi transmetimin ‘live’ nga qelia, për çka ngarkohet edhe me akuzën e përdorimit të paligjshëm të telefonit brenda institucionit të ekzekutimit të dënimeve penale. Personi i katërt i përfshirë si organizator është shtetasi kolumbian Jerson German Bolanos (39 vjeç). Përveç organizimit të trazirave, katër të akuzuarit përballen edhe...
Burimi:
gijotina.com