Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Me rritjen e çmimeve të udhëtimeve dhe mbipopullimin e destinacioneve kryesore, shumë turistë po kërkojnë përvoja të përballueshme ose të panjohura, shkruan Harmia Amadi në një artikull të botuar në “Travel Radar”. Revista e udhëtimeve “Travel Radar” e ka renditur Shqipërinë mes tre destinacioneve në zhvillim – nga Evropa bregdetare në Afrikën ekuatoriale – që mund të jenë ndër zgjedhjet më të mira të vitit 2025. Falë bukurisë së tyre të egër dhe vendeve kulturore këto destinacione mund të jenë duke riformësuar në heshtje hartën globale të udhëtimeve. Shqipëria: Adriatiku i përballueshëm i Evropës Me malet e saj të egra,...