Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e Vlorës, vështirësi në qarkullim
Foto nga rreshjet ne vlora VLORË- Reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Vlorës, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe ka krijuar shqetësim për banorët veçanërisht në lagjen Pavarësia. Situata paraqitet problematike në disa segmente rrugore, ku uji i grumbulluar po pengon lëvizjen normale të mjeteve. Ndërkohë, shqetësime janë raportuar edhe pranë banesave, ku largimi i ujërave është i vështirësuar. Një nga problematikat kryesore lidhet me bllokimin e pusetave në lagjen Pavarësia, pasi ato janë mbushur me gurë dhe materiale të tjera inerte duke penguar shkarkimin e ujërave të shiut. Për pasojë uji mbetet i grumbulluar në rrugë dhe pranë banesave për një kohë të gjatë. Situata bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e...
Burimi:
zeri.ai