Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku

vlore VLORË- Reshjet e shiut me intensitet kanë shkaktuar problematika në Vlorë. Prezenca e ujit në disa akse rrugore të qytetit ka sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut për disa minuta. Megjithatë, nuk raportohen probleme në bulevardin kryesor të qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që zakonisht përmbyten. Ndërkohë, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve./ZËRI