Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të Republikës Sërpska, entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, në administratën e re amerikane. Kështu është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur se sa para janë ndarë për lobim në Shtetet e Bashkuara, pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar ndryshimet buxhetore më 3 korrik, duke përfshirë rritjen e fondeve për këtë ministri. Përveç...