Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të parakohshme të mbajtura të dielën në Serbi, Aleksandar Vuçiç mori një goditje fatale nga Lista Studentore, e cila i dha fund dominimit të tij 14-vjeçar në Beograd. Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në “Opinion” në TvKlan, u shpreh se ky rezultat ishte i pritshëm, nisur dhe nga fakti se studentet qëndruan për një kohë të gjatë në rrugë. Ai theksoi se Vuçiç krijoi një model autokratik, ndërsa qeveria e tij ishte jofunksionale. “Ishte i pritshëm. Ishte e sigurt, sepse studentët qëndruan për një kohë të gjatë. Ke edhe rrëfimin ndërkombëtar, që ka qenë prezent. Ka qenë njeri i gjithëpushtetshëm. Ka qenë njeri me fuqi absolute. Shijen e investimeve nuk e përjetojnë të gjithë qytetarët, e kanë përjetuar një pjesë...