RENEA kontrolle për Eljon Haton në Shkodër! Miku i Ervis Martinajt ‘shpëton’ sërish!

RENEA kontrolle për Eljon Haton në Shkodër! Miku i Ervis Martinajt ‘shpëton’ sërish!

Një tjetër operacion i forcave RENEA ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023. Bëhet me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur. Të njëjtat burime thonë se nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos. Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë...
Burimi: Gijotina.com