RENEA dhe oficerë të Policisë së Shtetit, kontrolle në banesën e Vis Lamit dhe 3 personave të tjerë
Nga Elton Qyno - Syri.net Një ditë nga vrasja e 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, në qëndër të Sarandës, një njësi e repartit Special RENEA, të shoqëruar dhe nga oficerë të hetimit të krimit në Policinë e Shtetit, kanë shkuar në periferi të Kamzës, duke ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit dhe 4 persona të tjerë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kontrollet janë miratuar nga gjykata e Sarandës, e cila ka autorizuar prokurorinë dhe policinë, të ushtrojnë kontrolle tek shtëpia e Ervis Lamit, nipit të këtij të fundit dhe dy shokëve të ngushtë të nipit të Lamit. Kontrollet, janë motivuar pas dyshimeve të forta se 4 personat mund të kenë organizuar, financuar apo kryer ngjarjen e rëndë të vrasjes së 44-vjeçarit Myrtaj në Sarandë. Mësohet...
Burimi:
syri.net