Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë, zyrtarët: Rusia lëshoi mbi 200 dronë dhe 30 raketa
Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa midis dy vendeve, ndërsa përpjekjet për një armëpushim vijojnë të dështojnë. Zyrtarët ukrainas konfirmuan se Rusia qëlloi mbi 200 dronë dhe rreth 30 raketa, duke goditur kryesisht rajonin e Dnipropetrovsk, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Në Rusi, autoritetet lokale në Rostov njoftuan se dy persona vdiqën pas një sulmi me dron ukrainas që përfshiu një makinë në flakë. Sulmet ndodhën paralelisht me përditësimet nga të dyja palët për zhvillimet në front. Rusia deklaroi...