Rendi i ri Botëror? Frika nga luftërat dhe kaosi ekonomik, vendet europiane zhvendosin rezervat e arit nga Amerika e Veriut!
Kur banka qendrore e Holandës konfirmoi këtë javë se kishte zhvendosur një sasi të madhe ari të vendit nga Amerika e Veriut, ajo tha se zhvendosja do ta bënte atë “më të përgatitur për kriza të rënda”. Rreth 86 tonë nga totali i kombinuar prej rreth 313 tonësh të mbajtur në SHBA dhe Kanada u zhvendosën në Londër “për shkak të trazirave gjeopolitike në rritje”, tha ajo, në mënyrë të mund të jetë “lehtësisht e disponueshme për përdorim në një situatë krize”. Pyetjet ishin të pashmangshme. Pse po e bënin këtë holandezët? A po parashikonin ndonjë tronditje të madhe ekonomike në horizont? Me sa duket jo, por ky veprim ishte qartësisht në përgjigje të gjendjes së paqëndrueshme dhe të pasigurt në të cilën ndodhet bota,...
Burimi:
javanews.al