REL: Beteja për Kongresin, test për Trumpin

REL: Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në dy vjetët e mbetur të presidencës së Donald Trumpit. Amerikanët votojnë nesër për përbërjen e re të Kongresit. Edhe pse Trump nuk është në fletëvotim, rezultati do të jetë një test i rëndësishëm për presidencën e tij dhe për mundësinë e zbatimit të agjendës politike. Republikanët synojnë të ruajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, ndërsa demokratët përpiqen të marrin kontrollin e të paktën njërës prej tyre. Kjo do t’u jepte demokratëve më shumë mundësi të pengojnë nismat legjislative të presidentit dhe të ushtrojnë mbikëqyrje ndaj administratës së tij. Zgjedhjet zhvillohen në një kohë kur kostoja e jetesës, gjendja e ekonomisë dhe imigracioni janë...