REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit të gjykatës të hënën, gjyqtari i vetëm i çështjes, Charles L. Gosnell, e caktoi shpalljen e aktgjykimit në orën 10:00. Në këtë rast, përveç Thaçit, të akuzuar janë Bashkim Smakaj, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Gjatë deklaratave përmbyllëse në shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Thaçi të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim. Për...