Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

Bota E Martë, 1 Shtator 2026 15:06 Më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e temperaturave të larta gjatë muajve të verës, duke shënuar një rekord për periudhën qershor-gusht që nga viti 2015, kur nisën të mblidhen këto të dhëna. Sipas Institutit Shëndetësor Carlos III, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 5,111 vdekje të lidhura me të nxehtin. Prej tyre, 937 vdekje u atribuuan temperaturave të larta në qershor, 2,025 në korrik dhe 2,149 në gusht. Shifra e këtij viti tejkalon rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2022, kur gjatë të njëjtës periudhë u regjistruan 4,652 vdekje të lidhura me të nxehtin. Në vitin 2025, numri ishte 3,651, ndërsa në vitin 2024 rreth 1,977. Të dhënat bazohen në sistemin...