Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për SPAK, Altin Dumani: Janë të mirëpritura, por disa s’mund të përmbushen në praktikë
👁2044
Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për rekomandimet që kanë mbërritur për Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Ministrave. Gjatë fjalës së tij për mediat, Dumani u shpreh ndër të tjera se SPAK po përpiqet që rekomandimet të përmbushen dhe të gjejnë zbatim. Por ai theksoi se disa nga rekomandimet janë në terma të përgjithshme, ose nuk janë të shoqëruara me statistika dhe analiza krahasuese, duke i bërë ato të duken subjektive dhe vështirë për t’u zbatuar në praktikë. “Po përpiqemi që rekomandimet të gjejnë zbatim. Disa rekomandime nuk shoqërohen me të dhëna statistikore dhe analizë krahasuese apo...