Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Reijnders fiton vëmendjen e Europës! Milani reziston, por nuk ia del dot me këto oferta
👁8987
14 Maj 2025 19:23 Telesport Tijjani Reijnders është një nga mesfushorët më të kërkuar në Europë. Manchester City dhe Real Madrid kanë disa javë që po tregojnë vëmendje të veçantë për të, duke ofruar deri në 70 milionë euro. Reijnders ka oferta edhe nga disa klube angleze, por Milani deri tani ka rezistuar. Radio Marca raportoi sot se Florentino Perez e ka objektiv kryesor holandezin. Kontrata e tij aktuale në Milano skadon në vitin 2030. Pritet që ofertat të shkojnë deri në 80 mln euro.