Reijnders, çfarë shifrash me kuqezinjtë! E duan City dhe Chelsea, pavarësisht rinovimit me Milanin

Reijnders, çfarë shifrash me kuqezinjtë! E duan City dhe Chelsea, pavarësisht rinovimit me Milanin

15 gola dhe 5 asiste, kartëvizitë e shkëlqyer për një mesfushor, veçanërisht kur sezoni nuk ka përfunduar ende, mes kampionatit dhe finales së Kupës së Italisë. Dhe nëse shtojmë se në 51 paraqitje mes Serie A, Champions League, Kupë dhe Superkupë Italie, performancat e tij nuk kanë munguar thuajse asnjëherë, atëherë nuk është aspak e habitshme që emri i Tijjani Reijnders është futur në orbitën e klubeve të mëdha. Mesfushor i gjithanshëm, trekuartist, organizator, ndonjëherë “regjisori’ i skuadrës kuqezi, me moshë ende të re (lindur më 1998), holandezi është bërë një shtyllë kyçe për kuqezinjtë. Që nga vera e vitit...
Burimi: Telesport.al